Bllokim automjeti

Pershendetje.  Ne dt 21 prill me kane bllokuar patenten dhe makinen sepse nuk kisha autorizim. Doja te pyes a do te jeper ndonje urdher per ti marre ose nqs e hedh ne gjykaten administrative ka shanse ti marr dhe a do te me duhet nje avokat ? Flm


Qytetari: D. L. Data: 7 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Bllokim automjeti”

  1. Pershendetje. Nuk mund t’ju themi nese nga ana e Keshillit te Ministrave, apo Kuvendit do te miratohet nje tjeter amnisti e masave administratie te marra gjate pandemise COVID-19. Ju keni te drejte t’i drejtoheni Gjykates Administrative brenda afateve ligjore te ankimit. Vendimmarrja e Gjykates do te varet nga rrethanat, provat qe do te paraqisni dhe nga ligjshmeria e aktit administrativ qe eshte marre kundrejt jush. Ne varesi te zones ku jetoni dhe te Gjykates Administrative kompetente per zonen tuaj, do te ishte mire qe paraprakisht te informoheni lidhur me kohezgjatjen e procedurave gjyqesore prane gjykates perkatese, per te vleresuar nese keni interes t’i drejtoheni gjykates.
    Lidhur me nevojen per nje avokat, eshte nje vendimmarrje e juaja, por sigurisht qe per te depozituar nje padi dhe per te bere mbrojtjen e duhur perpara gjykates, do te ishte mire te kishit ndihmen e nje profesionisti.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet