Blerje shtëpie nga emigrantë

Pershendetje,

a mund te blej dot shtëpi me lek që kam mbledhur në emigrim? Sa taksa duhet të paguaj? Do më kërkoj shteti shqiptar nje vërtetim si i kam mbledhur keto leke? Dhe nëse nuk e vërtetoj dot, a paguaj taksa?

Faleminderit,


Qytetari: A. M. Data: 1 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Blerje shtëpie nga emigrantë”

  1. 1

    Pershendetje,

    Sigurisht qe ju mund te investoni parate tuaja nga puna si emigrant per te blere nje pasuri te paluajtshme (shtepi) ne Shqiperi.

    Te gjitha transaksionet kryhen permes sistemit bankar dhe ne zbatim te kuadrit rregullator vendas dhe europian ne fushën e parandalimit te pastrimit te parave dhe financimit të terrorizmit, per derdhjen e parave do te duhet te deklarohet edhe burimi i krijimit te ketyre te ardhurave dhe per shuma te medha bankat kerkojne dokument mbeshtetes per te justifikuar burimin e të ardhurave.

    Në përputhje me ligjin aktual, kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, tatohet 15 për qind te fitimit kapital te realizuar. Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të aktit të kalimit të pasurisë.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet