Blerja e shtepise

Pershendetje!
Jemi duke blere nje shtepi te re, e cila do te jete ne emer te bashkeshortit dhe te vjehrrit tim. Bashkeshorti im ka edhe 1 vella, i cili jeton ne Itali dhe duke qene se pasurine po e blejme ne dhe per t’u siguruar qe ne te ardhmen nuk do kemi probleme per ceshtjen e pasurise eshte e nevojshme nje deklarate nga ana e tij qe nuk kerkon te drejta pasurore mbi shtepine qe ne po marrim. Si procedohet ne keto raste duke qene se ai jeton jashte vendit? Faleminderit


Qytetari: A. R. Data: 4 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Blerja e shtepise”

  1. Pershendetje. Kunati juaj nuk mund te kete asnje te drejte mbi pasurine qe blen bashkeshorti dhe vjehrri juaj, pasi keta te dy do te jene pronaret e kesaj pasurie mbi baze te kontrates se blerjes. Ne rast se vjehrri juaj nderron jete pa lene testament, atehere ate do e trashegojne ne 1/2 pjese bashkeshortja, nese eshte gjalle dhe femijet do te ndajne midis tyre ne pjese te barabarta pjesen tjeter, ose te gjithe. Pra ne kete rast kunati juaj do te kete te drejten qe te trashegoje babain e tij. Nenshkrimi i nje deklarate tani, gjate kohes qe babai eshte gjalle nuk ka asnje pasoje dhe nuk eshte e vlefshme per kohen kur do te celet trashegimia.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet