Pershendetje,
Jam nje qytetare shqiptare dhe se bashku me bashkeshortin duam te biresojme nje femije. Ju lutem mund te me ndihmoni me hapat qe duhet te ndjek? Faleminderit
Qytetari: E.
L.Data: 10 November , 2020, Kategoria: Familjare.
Pershendetje
Çdo person i cili është i interesuar të birësojë duhet t’i drejtohet me kërkesë Komitetit Shqiptar të Birësimit. Ky organ mbledh, vlerëson kërkesat për birësim të bërë nga shtetas të huaj dhe vendas, jep informacionet e nevojshme lidhur me plotësimin e dokumentacioneve.
Aplikanti birësues paraqet në Komitet dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Kërkesën me motivimin e birësimit.
2. Të dhënat personale për marrëdhëniet ndërpersonale të anëtarëve të familjes, informacione për pjesëtarët e familjes dhe qëndrimin e tyre ndaj birësimit.
3. Të dhënat për gjendjen civile, si kopjen e letërnjoftimit, certifikatën e martesës, certifikatën e
zgjidhjes së martesës ose të vdekjes së bashkëshortit.
4. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
5. Deklaratën për fëmijërinë, mënyrën e rritjes, edukimin dhe profesionin.
6. Raportin mjekësor dhe historinë mjekësore të familjes.
7. Vërtetime të punësimit, të të ardhurave dhe të pasurisë së paluajtshme.
8. Vërtetimin e pronësisë së banesës dhe të dhëna për kushtet e banimit.
9. Deklaratën me të dhënat për gjendjen ekonomike dhe sociale.
10. Vërtetimin, nga organet e njësisë së qeverisjes vendore të vendbanimit, për sjelljen dhe figurën
morale.
11. Deklaratën e gatishmërisë së familjarëve dhe të miqve në mbështetje të aplikantit birësues.
Faleminderit