Bashkimi i ceshtjeve nga permbarimi

Pershendetje,

Kam bere kerkese te zyra e permbarimit shteteror Tirane per bashkim te dy ceshtjeve, ku jemi te njejtet pale kreditor-debitor. Sa dite afat ka zyra per te kryer procedurat e miratimit te kerkeses dhe transferimit te ceshtjes nga njeri permbarues te tjetri (brenda te njejtit institucion)? Flm


Qytetari: N. C. Data: 8 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Bashkimi i ceshtjeve nga permbarimi”

  1. Pershendetje,
    Ne baze te Manualit te Permbarimit qe rregullon ne menyre te detajuar ushtrimin e veprimtarise se permbaruesve gjyqesore, rregullon bashkimin e procedurave permbarimore, kur ka disa kreditore kundrejt te njejtit debitor, por nuk parashikon rastin kur bashkohen dy procedura ekzekutimi te detyrueshme midis dy paleve te njejta, prandaj nuk mund t’ju themi nje afat te caktuar. Per informacion, manuali nuk ka te percaktuar afat per kryerjen e procedures se bashkimit edhe ne rastin e disa kreditoreve, pasi kjo nuk behet me kerkese te personit, por behet me inisiativen e vete nga permbaruesit gjyqesor.
    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet