Bashkim dosjesh ne permbarim

Pershendetje,
Kam dy dosje ne zyren e permbarimit shteteror. Secila ka permbarues te ndryshem. Duke qene se jemi te njejtet kreditor dhe te njejtet debitor, me kerkesen time, kryetari zyres beri bashkimin e ceshtjeve. Dua te di nese letrat e bera per dosjen nr.1 (para bashkimit) tani pas bashkimit vlejne per detyrimin ne teresi apo jo? Faleminderit,


Qytetari: .. .. Data: 22 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Bashkim dosjesh ne permbarim”

  1. Pershendetje,
    Nese pas kerkeses suaj drejtuar Zyres Permbarimore, per bashkimin e dosjeve , duke qene se jeni te njejtet kreditor dhe te njejtet debitor, Zyra ka realizuar veprimet proceduriale te bashkimit te veprimeve permbarimore tashme ne nje dosje dhe me nje permbarues, atehere te gjitha aktet, dokumentat dhe veprimet ligjore ne te dyja dosjet do te vazhdojne si nje procedure e vetme. Nese ne parashtrimin e pyetjes suaj, ngrini shqetesimin e mases se detyrimit qe debitori ka ndaj jush, atehere po ju informoj se detyrimi nuk ka ndryshuar, por tashme perbehet nga shuma e detyrimive qe ishte perllogaritur sipas urdherit dhe titullit ekzekutiv per secilen dosje perkatese fillestare. Bashkimi i dosjeve nuk prek detyrimin ne vecanti apo teresi, por kjo procedure realizohet per te lehtesuar dhe pershpejtuar procesin e ekzekutimit.
    Faleminderit!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet