Bashkepronesia

Pershendetje,

Kam nje banese private 2 kateshe ne bashkepronesi. Kati i pare eshte i ndare ne mes dhe kati i dyte po ashtu, me nga 1/2 pjese sejcili ne të dyja katet. Kam bere te gjitha procedurat dhe jam pajisur me certifikaten e pronesise ne bashkepronesi gjithmone. Me ka mbetur vetem pagimi i truallit. Tani pyetja ime eshte neqoftese bashkepronari tjeter mund te bej ndonje mashtrim apo të shtoj nje te trete apo të bej ndryshime te pronesise apo ligji nuk e lejon, a do duhet te kerkohet edhe aprovimi im? po nese shton ndonje person te trete ne trungun e tij te familjes? Pra, dua te di nese ekziston mundesia që te bej ndonje ndryshim pa aprovimin tim qe te kaloj te gjithen ne emrin e tij? Faleminderit,


Qytetari: L. H. Data: 10 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Bashkepronesia”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Nese nuk ka nje marreveshje noteriale, ose nje vendim gjykate per pjestimin e sendit ne perputhje me pjeset takuese tuajat, bashkepronari nuk mund te kryeje asnje veprim pa aprovimin tuaj, mbi shitjen apo veprime te tjera, pasi ju pergjigjeni solidarisht para te treteve mbi kete send te paluajtshem. Ne nenin 208 te Kodit Civil me tej parashikohet: ” Tjetërsimi i sendit të përbashkët mund të bëhet vetëm me pëlqimin e të gjithë bashkëpronarëve”.
    Sa me siper do te thote se nese nuk ka dakordesim mbi pjestimin e pjeseve takuese te bashkepronareve, per tjetersimin (shit-blerje etj) te prones objekt i kesaj pyetje, do te duhet te merret pelqimi i bashkepronarit tjeter perndryshe veprimi do te konsiderohet absolutisht i pavlefshem.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet