Bashkepronesi prone

Pershendetje,
Kam nje pyetje ne lidhje me nje bashkepronesi prone te patundtshme.
Shtepi e prinderve te mi u privatizua ne 93 ne zbatim te ligjiit nr.7652 ne baze te certifikates familjare ne emer te mamase sime, vllait tim dhe nuses se tij, pasi babai im kishte vdekur.
Ne 96, gjykata e rethit Tirane beri ndarjen e trashegimise ligjore te babait dhe ndau me vendim te prere shtepine ne 4 pjese te barabarte midis mamas, dy vllezerve te mi dhe mua. Kjo gje nuk ekziston ne kartelen e shtepise.
Para 3 muajsh me vdiq dhe mamaja, e cila la testament qe pjesa e saj te ndaj midis meje, vellait dhe djalit te vellait. Procedure e cila u be ne ane ligjore permjet noterit ku ishte bere testamenti.
Pyetja ime eshte: si duhet te veproj qe vendimi i prere i gjykates te 96 te aplikohet dhe te vihen edhe emrat e tjere ne kartele? Sepse sot nusja kerkon shtepine meqe ka ajo pjesen me te madhe.
Dhe pyetja tjeter eshte: nese ai qe ka pjesen me te madhe, mund te kryej veprime ne lidhje me shtepine pa aprovimin e bashkepronareve te tjere? Nese ajo jep shperblim per te pjesen time, jam e detyruar qe te pranoj apo jo? Ju falenderoj per pergjigjen tuaj.


Qytetari: F. C. Data: 1 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Bashkepronesi prone”

  1. Pershendetje. Ju keni te drejte qe te kerkoni qe vendimi i gjykates te regjistrohet. Pavaresisht se ka kaluar nje kohe e gjate nga momenti qe eshte marre ky vendim ai ka fuqi ligjore. Ju do te detyroheni te paguani sanksionin administrativ per mosregjistrimin e vendimit ne kohe. Lidhur me vleren e sanksionit duhet t’i drejtoheni ASHK.
    Persa ju pyesni, nese ka te drejte bashkepronari qe ka shumicen e pjeseve te beje veprime pa miratimin e pjeses tjeter te bashkepronareve, kjo varet nga lloji i veprimit. Pronaret e shumices kane te drejte ta vene sendin ne hipoteke, por nuk mund ta tjetersojne.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet