pershendetje,
kam motren te siguruar per peridudha te majftueshme qe te perfitoje lejen e lindjes, ka qene e punesuar pa shkeputje nga puna dhe po afron koha qe te marre lejen e lidnjes. kompania ku eshte e punesuar nuk i ka depozituar sigurimet. cfare ndodh me lejen e lidnjes?
One Response
Përshëndetje,
Si fillim duhet t’i referohemi kushteve të përfitimit për të ardhurat nga barrëlindja, konkretisht neni 27 i ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, e ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm. Të jesh i siguruar në momentin e lindjes të kësaj të drejte. Nëpërmjet interpretimit të dispozita shohim që periudha 12 muaj nuk është domosdoshmërish pandërprere.
Përfundimisht kushtet për të përfituar me pagesë lejen e lindjes janë dy: para fillimit të lejes së paralindjes, gruaja duhet të ketë punuar e siguruar 12 muaj kalendarike me ose pa ndërprerje në një ose disa qendra pune. Nëse motra juaj ka 12 muaj periudhë sigurimi, pavarësisht kompanive ku ka punuar, apo 1 jave ndalesë i përfitoni të ardhurat nga leja e lindjes.
Ne lidhje me pyetjen e dyte, nese motres tuaj nuk i deklarohen sigurimet atehere mund te kryeh ankese prane Inspektoriatit te punes ne linkun si ne vijim: https://inspektoriatipunes.gov.al/category/ankesa-sq/.
Ju faleminderit!