Barrelindja

Pershendetje,
A mund te perfitoje bashkeshorti pagesen per barrelindje mbas dites se 63, nderkohe qe sigurimet i ka te shkeputura por ne total me shume se 12 muaj dhe jo te vitit 2022? Nese po, ku duhet te drejtohet?

Qytetari: A.A.
Data: 13 Mars 2023, Kategoria: Gjendja civile

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Çdo grua ose burrë që është i përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore përfiton të ardhura për barrëlindje. Pra te kete 12 muaj sigurim shoqeror pa nderprerje. Leje lindjeje edhe për burrat do të thotë se të dy prindërit, edhe nëna, edhe babai, kanë të drejtë të përfitojnë lejen e paslindjes. Madje, leja e lindjes për burrat tashmë është një e drejtë e bazuar edhe në ligj për të kontribuar në mirërritjen e fëmijës së tyre. Gjithashtu, të dy prindërit mund të alternojnë periudhat e lejes së paslindjes së fëmijës ndërmjet tyre.
    Ne nenin 27, pika 7 te Ligjit “Për sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përcaktuar se: “Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, të drejtën e lejes për kujdes ndaj fëmijës e ka edhe babai ose birësuesi i siguruar, nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nëna.”
    Pra shpërblim për lindje fëmije i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i një fëmije që lind, me kusht që njëri prej tyre të ketë kontribut për një vit para lindjes së fëmijës. Shpërblimi do të bëhet i pagueshëm vetëm një herë dhe nëna do të ketë përparësi në përfitimin e pagesës, në rast se ajo është e siguruar.
    Pagesat per barrelindje jepen nga sigurimet shoqerore.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje