Avokati penal

Pershendetje.

A eshte i detyrueshen avokati per viktimen ose te akuzuarin ne procesin penal…ne monentin qe ai eshte ai afte te mbroje veten, qofte si akuzues, qofte si i pandehur? Faleminderit


Qytetari: L. S. Data: 7 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Avokati penal”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Pervec sa eshte sqaruar, ne nenin 49 te Kodit te Procedures Penale jane parashikuar dhe rastet kur eshte e detyrueshme mbrojtja per te pandehurin.
    Organi procedues i siguron menjëherë një mbrojtës të paguar nga shteti të pandehurit që nuk ka zgjedhur mbrojtës ose ka mbetur pa të kur:
    a) është nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç;
    b) nuk dëgjon dhe nuk flet;
    c) është me aftësi të kufizuara, që e pengojnë për të realizuar
    vetë të drejtën e mbrojtjes;
    ç) është akuzuar për një vepër penale, për të cilën ligji parashikon
    dënim në maksimum jo më pak se 15 vjet me burgim;
    d) akuzohet për një vepër penale, sipas shkronjave “a” dhe “b”,
    të nenit 75/a, të këtij Kodi;
    dh) është deklaruar i ikur ose në mungesë, me vendim gjykate;
    e) merret në pyetje personi i arrestuar ose i ndaluar;
    ë) në rastet e parashikuara nga paragrafi 5, i nenit 205, ose
    paragrafi 1, i nenit 296, të këtij Kodi;
    f) në çdo rast tjetër të parashikuar nga ligji
    Gjithashtu nese jeni ne kushtet e nenit 49/b
    Nuk mund të jenë mbrojtës:
    a) viktima ose të afërmit e saj, sipas nenit 16 të këtij Kodi;
    b) personi i thirrur si dëshmitar në të njëjtën çështje;
    c) personi i cili në të njëjtën çështje është ose ka qenë
    bashkëipandehur, gjyqtar ose prokuror.
    Pra sa me siper si dhe ne lidhje me nenin 58 te Kodit te Pr.Penale, mbi te drejtat e viktimes se vepres penale, nese jeni ne cilesine e viktimes se vepres penale ju caktohet nje avokat kryesisht.
    Ju bej me dije se eshte organi i Prokurorise i cili pasi merr kallezimin penal kryen hetimet e nevojshme dhe me pas perfaqeson akuzen ne emer te Shtetit.
    Sa me siper eshte e nevojshme per zhvillimin e nje procesi te rregullt ligjor ne perputhje me nenin 42 te Kushetutes.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet