Avokati dhe psikologu per akuzuesin e mitur

Pershendetje,

Perfaqesimi me avokat dhe psikolog eshte i detyrueshem per te miturin mbi 14 vjec akuzues? Sepse ai eshte shume i zgjuar dhe ka nje logjike te qarte e te qendrueshme. Apo mos duhet ta perfaqesoj prindi si perfaqesues?

Prania e psikologut dhe avokatit, ne procesin me kallezues penal…eshte e drejte apo detyrim?

Cila prej tyre ne kete rast: asnje nevoje….nevoje per prindin…nevoje per psikolog…nevoje per avokat?


Qytetari: K. L. Data: 7 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Avokati dhe psikologu per akuzuesin e mitur”

  1. Kodi i Drejtesise Penale per te MInurin parashikon se: “Në çdo fazë të procedimit penal me të miturit në konflikt me ligjin, si dhe gjatë pyetjes së të miturit viktimë ose dëshmitar, pavarësisht nga mosha mbi ose nën 14 vjeç, prania e psikologut është e detyrueshme.

    Te njejtin qendrim mban edhe Kodi i Procedures Penale lidhur me te Miturin, vecanerisht ne nenet 35, 171/3, 297/3, 361/a, pra detyrimin qe nje i mitur kur deshmon, paraqitet per njohje, eshte i akuzuar apo akuzues, te shprehet vetem me pranine e nje psikologu.

    Per sa me siper, pavaresisht formimit intelektual, eshte kerkese e detyrueshme e ligjit qe i mituri te perfaqesohet ne cdo faze apo cilesi proceduriale nga psikologu. Cdo veprim ne te kundert eshte i pavlefshem.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet