Avokat pa pagese

Pershendetje,

A mundet nje avokat te me perfaqesoje ne gjyq per divorc dhe per kujdestarine e femijeve pa qene une prezente? A me ndihmon shteti shqiptar me nje avokat pa pagese, duke qene se une nuk kam mundesi ekonomike? Cfare procedure duhet te ndjek per te aplikuar?

Ju faleminderit per informacionin,


Qytetari: I. M. Data: 24 September , 2021, Kategoria: Kerkese per ndihme juridike dytesore.

One response to “Avokat pa pagese”

  1. Pershendetje

    Ne baze te ligjit qe rregullon ndihmen ligjore falas, cdo person qe ploteson kriteret e percaktuara ne kete ligj (pa ta ardhura ose te qenit pjese e nje kategorie te vecante), ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti. Ne faqen e jurisitit online, ne seksionin ndihme dytesore, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/ ) mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Ne baze te formularit keni mundesi dhe te vleresoni nese ju i plotesoni kushtet e percaktuara ne ligj, dhe nese beni pjese ne nje nga kategorite qe perfitojne nga ndihma ligjore falas. Kerkesa depozitohet ne gjykate dhe eshte gjykata qe vendos nese ju i plotesoni keto kritere.

    Ne lidhje me pyetjen nese avokati mund t’ju perfaqesoje pa prezencen tuaj, ju informojme se prezenca juaj eshte e detyrueshme, te pakten, nje here per seancen e pajtimit, si dhe per te deklaruar ne seance perfaqesimin tuaj me avokat.

    Nese keni ndonje paqartesi per sa me siper shpjegohet, mund te shkruani serish ne platforme ose mund te telefononi pa pagese ne Nr. Jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet