Asistence pune

Pershendetje.
Dua te dal ne asistence per arsye se jam me raport kml ne keto momente, por per nje defekt te mjekut dhe mospergjegjesi nuk mund te vazhdoj me raport, e te kaloj ne KEMP.
Nese dal ne asistence, tani te puna , mund te rri te pakten 6 muaj, qe pastaj te vazhdoj me procedura KEMP-i? Si funksionon? Faleminderit,


Qytetari: T. T. Data: 21 July , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Asistence pune”

  1. Pershendetje.
    Ne mbeshtetje te Kodit te Punes, si dhe te ligjit nr. 7703/1993 “Per sigurimet shoqerore dhe shendetesore ne RSH” i ndryshuar, raportet per semundje deri ne 14 dite paguhen nga punedhenesi, ndersa pas dites se 14-te raportet paguhen nga fondet e sigurimeve shoqerore. Ne vijim ju duhet te paraqiteni prane Komisionit Mjeko-ligjore (KML) per te vijuar raportet. Ky komision ka te drejte t’ju pajise me raporte per nje periudhe maksimale deri ne 6 muaj dhe ne vijim i Drejtoheni KMACP-se per t’u trajtuar me kemp.
    Nese per arsye nga me te ndryshmet, ju nuk jeni pajisur me raporte, atehere vleresoj se ju nuk mund t’i drejtoheni Komisionit per t’u paisur me KMACP pa kaluar kjo periudhe 6 mujore. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet