Asistence ligjore rreth se drejtes se informimit

Pershendetje,

Me dat 16 prill i drejtohem Postes Shqiptare me kerkese per informacion ne lidhje me: Ku shpallen njoftimet per vende te lira pune? Sa eshte arsimi minimal per t’u punsuar ne insitucionin tuaj?  Ju lutem nje pergjigje shteruese bazuar ne ligjin nr.119/2014.

Ne lidhje me kerkesen e mesiperme per informacion, nuk kam marre ende asnje pergjigje. Ne te tilla kushte, kerkoj asistence ligjore nga ana juaj:
A me ka mohuar posta shqiptare te drejten e informimit dhe ku mund ta adresoje kete shkelje?
A e pengon pandemia posten te me ktheje pergjigje zyrtare?

Faleminderit


Qytetari: J. D. Data: 12 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Asistence ligjore rreth se drejtes se informimit”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Mbi sa parashtroni ne pyetjen tuaj, informacioni qe ju kerkoni ne lidhje me shpalljen e pozicioneve te lira te punes prane Postes Shqiptare, perben informacion publik ne kuptimin e ligjit nr. 119/2014.
    Me tej ky ligj parashikon te drejten e cdo personi per tu informuar ne lidhje me njohjen e informaciot publik pa patur nevojen qe te shpjegohet pse e kerkon kete informacion.
    Ne perputhje me nenin 15 te Ligjit nr. 119/2014, auoriteti publik trajton kerkesen per informim, jo me vone 10 dite pune nga momenti i dorezimit te saj, pervec rasteve kur ligji i posacem parashikon ndryshe.
    Mos kthimi i pergjigjes brenda afatit te parashikuar ne kete ligj perben shkelje administartive te cilat trajtohen nga po ky ligj. Ne kete rast ju mund ti drejtoheni Komisionerit per te drejten e informimit dhe mbrojtes se te dhenave personale.
    Per nje informacion me te detajuar bashkelidhur do te gjeni dhe websitin https://www.idp.al/, ku mund te kryeni dhe ankimin perkates.

    Faleminderit

  2. Pershendetje,

    Referuar ligjit per te drejten e informimit, ju keni te drejte qe te ankimoni moskthimin e pergjigjes nga ana e entit publik, shoqeria Posta Shqiptare, prane Komisionerit per te Drejten e Informimit. Afati i postes shqiptare per t’ju kthyer pergjigje eshte 10 dite pune, nga momenti i marrjes se kerkeses. Informacioni i kerkuar nga ana juaj eshte informacion publik dhe duhet t’ju vihet ne dispozicion.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet