Asistence ligjore ne lidhje me masen e ndihmes ekonomike

Pershendetje,

Kerkesa jone ka te bej me ndihmen ekonomike, pasi ne jemi 4 pjesetar ne familje dhe ne perberjen familjare kemi nje person te verber i cili trajtohet me pagese verberie.
Ndihma ekonomike eshte 34 mi lek te vjetra. Pasi ne sistemin e pikezimit kemi deklaruar dhe pagesen e verberise qe merr familjari jone. Sipas ligjit per te verberit citohet se pagesa per verberin nuk ben pjese te te ardhurat personale.

Duam te dime se sa duhet te jete ndihma ekonomike per 4 pjestar? A mund te jete ne masen e pages  minimale dhe ku mund ta kerkojme dhe te ankohemi per kete?
Ju faleminderit


Qytetari: E. G. Data: 27 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Asistence ligjore ne lidhje me masen e ndihmes ekonomike”

  1. Pershendetje,

    Vendimi i Keshillit te Ministrave nr. 597, date 04.09.2019 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike” ka percaktuar se ndihma ekonomike, që përfitojnë familjet dhe individët në nevojë, është e plotë dhe masa nuk kufizohet për shkak të numrit të anëtarëve.
    Masa e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë përcaktohet sipas strukturës së familjes dhe shkon deri në 150% e masës së pensionit social dhe e indeksuar. Pra ndihma ekonomike nuk eshte ne masen e pages minimale .

    Per te marre informacion mbi menyren e perllogaritjes se mases se ndihmes ekonomike qe familja juaj perfiton, bazuar ne strukturen tuaj familjare, ju keshillojme te dergoni nje kerkese per informacion prane Bashkise dhe Drejtorise Rajonale te Sherbimit Social. Kerkesa per informacion te bazohet ne ligjin nr. 119/2014 “Per te drejten e informimit”.

    Nese nga informacioni qe ju vihet ne dispozicion, ju lindin pretendime ne lidhje me menyren e perllogaritjes, atehere duhet te ndiqni rrugen e ankimimit administrativ, duke paraqitur ankesë me shkrim pranë bashkisë/njësisë administrative dhe/ose prane Shërbimit Social Shtetëror.
    Pas ezaurimit te ankimit administrativ, nese ju pretendoni se u është shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, gëzoni të drejtën për të ngritur padi në gjykatë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet