Asistenca e papunesise

Pershendetje,
Jam pushuar nga puna dhe nder te tjera do te doja te dija proceduren per te marre asistencen e papunesise. Kam qene e siguruar per 4 vite me rradhe. Cfare shume me takon te marr dhe cfare dokumentash nevojiten? Ku duhet te paraqiten dhe cilat jane afatet ligjore per dorezimin e dokumentacionit? Faleminderit


Qytetari: I. t. Data: 23 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Asistenca e papunesise”

  1. 1

    Përshëndetje!

    Në bazë të VKM-së Nr. 161, datë 21.3.2018 “Për pagesën e së ardhurës nga papunësia”, përfitojnë të ardhura nga papunësia të gjithë personat e siguruar, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 53, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përkatësisht:
    1. Personat e siguruar përfitojnë të ardhura papunësie, në rast se:
    Ju mund te perfitoni pagesen e papunesise (asistencen) bazuar ne VKM nr. 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia” vetem nese plotesohen kushtet e mëposhtme:
    – Të keni kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore, (për cdo rast përfitimi).
    – Të jeni regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit.
    – Të keni paraqitur kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës prane Zyres se Punes, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura.
    – Të pranojni të punësohen ose të kualifikohen kur u ofrohet nga zyra përkatëse e punësimit;
    – Nuk merrni përfitime të tjera nga ligji i sigurimeve shoqerore, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.

    Ju duhet të aplikoni për të përfituar të ardhura nga papunësia pranë Zyrave të Punësimit, duke paraqitur dokumentacionin, si më poshtë vijon:
    a) Kërkesë për aplikim;
    b) Librezë pune;
    c) Dokument identiteti (fotokopje);
    ç) Vërtetim për ndjekjen e arsimit të mesëm, për fëmijët në ngarkim deri në moshën 18 vjeç, dhe për personat që ndjekin arsimin e lartë apo janë të paaftë (KMCAP), deri në moshën 25 vjeç.

    Në rast se plotësoni kushtet e sipër cituara, u paguhet e ardhura e pagesës së papunësisë në varësi të periudhës së kontributit në sigurimet shoqërore, derdhur nga punëdhënësi, si më poshtë vijon:
    -3 muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën, 1 vit.
    -6 muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën, 3 vjet.
    -9 muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën, 5 vjet.
    -12 muaj, për personat me një periudhë kontributi mbi 10 vjet.
    -Personat gra mbi 50 vjeç dhe burra mbi 60 vjeç përfitojnë pagesë papunësie 12 muaj, me kusht që të kenë kontribuar 1 vit në sigurimet shoqërore, për çdo rast përfitimi. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet