Asgjesimi i produkteve ushqimore

Pershendetje,

Jam e interesuar te marr informacion ne lidhje me procedurat qe ndiqen nga nje subjekt, qe tregton mallra ushqimore, per asgjesimin e produkteve te papershtatshme per tregtim; skadence, demtime etj?
Jam e interesuar te di sesi kryhet procedura, kerkesat qe behen ne institucionet perkatese; AKU etj; afatet qe japin deri ne momentin e verifikimit institucionet etj? Faleminderit,

Qytetari: E.M.
Data: 5 Dhjetor 2020, Kategoria: Konsumatori, Siguria ushqimore

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje. Procedura qe ju kerkoni, rregullohet nga Udhëzimi Nr. 6, datë 30.01.2015, “Per tatimin mbi vleren e shtuar ne RSH” dhe e gjeni ne vijim:
    2. Procedura për daljet jashtë përdorimit të mallrave
    a. Personi i tatueshëm duhet të mbajë një regjistër për mallrat ku të shënojë llojet e mallrave të skaduar, datën e blerjes së mallit të nxjerrë jashtë përdorimit, datën e skadencës së mallit, sasinë përkatëse, arsyen për nxjerrjen e mallrave jashtë përdorimit, si dhe personat e pranishëm në kryerjen e procesit të daljes jashtë përdorimit. Personi i tatueshëm është i detyruar të provojë arsyen e mosshitjes së mallit dhe daljen jashtë përdorimit të tij.
    b. Personi i tatueshëm i cili do të kryejë nxjerrjen jashtë përdorimit të mallrave duhet:
    i) të bëjë një njoftim me shkrim drejtuar autoritetit tatimor, përkatësisht Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar.
    ii) Nëpërmjet njoftimit, autoriteti tatimor informohet në lidhje me:
    a. Listën e mallrave që do të nxjerrë jashtë përdorimit,
    b. arsyet e nxjerrjes jashtë përdorimit për secilin artikull dhe
    c. numrin e njësive/sasinëe mallrave,
    d. çmimin e blerjes së secilit prej mallrave;
    e. vlerën e mallrave;
    f. datën kur do të kryhet ky proces.
    iii) Njoftimi duhet të dërgohet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore jo më vonë se 5 ditë kalendarike, para datës së nxjerrjes jashtë përdorimit të mallit.
    iv) Drejtoria Rajonale Tatimore cakton për të marrë pjesë në këtë proces dy inspektor, të cilët mbajnë një procesverbal për këtë qëllim, të konfirmuar edhe nga përfaqësuesi i personit të tatueshëm dhe personat e tjerë të pranishëm gjatë këtij procesi.
    v) Nëse inspektoret nuk paraqiten brenda afatit të përcaktuar, personi i tatueshëm ka të drejtë të vazhdojë normalisht me nxjerrjen jashtë përdorimit të mallit. Në këtë rast janë të nevojshme dokumentet e institucioneve përkatëse të cilat kanë verifikuar shkatërrimin e mallrave, kur kërkohet prania e tyre.
    vi) Një kopje e gjithë dokumentacionit të mbajtur përgjatë procesit të daljes jashtë përdorimit i dërgohet Drejtorisë Rajonale Tatimore.
    vii) Ky proces nuk shoqërohet me faturë tatimore.
    Nëse procedura e mësipërme nuk ndiqet ose inspektorët tatimor kundërshtojnë kërkesën e personit të tatueshëm ose në rast kontrolli konstatojnë se personi ka vepruar në kundërshtim me përcaktimet ligjore tatimore apo me ligjet specifike të sektorit ku vepron, atëherë ai është i detyruar të kryejë rregullimin e TVSH-së së zbritur për mallin në përputhje me ligjin.

Lini një Përgjigje