Pershendetje, kam nje pyetje lidhur me te drejten e rifillimit te studimeve dhe afatin kohor per kete kerkese. Une si studente e UT, Fakulteti i Shkencave sociale, kam qene studente e brezit 2015-2018 per arsye personale nuk munda te mbyll diplomen me vetem 3 provime te mbatura per ta marre ate. Tani dua te kthehem dhe te perfundoj marrjen e diplomes. Ne paraqitjen time tek sekretariati i shkolles me njoftuan qe e drejta ime per te mbyllur ciklin e studimeve eshte djegur dhe nuk kam mundesi te mbyll provimet dhe te marr diplomen. A eshte e mundur qe brenda 5 viteve pause te digjet e drejta dhe gjithe kreditet per te mbyllur studimet ne ate dege?!
One Response
Përshëndetje,
Për problematikën që ju keni po ju referoj në Rregulloren e Univeristetit të Tiranës, e cila në nenin 43 shprehet për kohëzgjatjen e studimeve, në paragrafin e parë citohet se kohëzgjatja maksimale e studimeve në një program studimi nuk mund të zgjatë më shumë se dyfishi i kohëzgjatjes normale të stuimeve që parashikon programi, në këtë periudhë nuk do llogaritet periudha e pezullimit që studenti mund të apikojë, sipas përcaktimeve në rregullore në nenin 78 të saj. Nëse studenti nuk mund të përfundojë studimet brenda kohëzgjatjes maksimale të programit, ai katë drejtën të rifillojë studimet në të njëjtin program apo në program tjetër studimi.
Mesa duket ju keni kalur afatin e shlyerjes së detyrimeve. Gjithsesi për më tepër informacion ju referoj në Rreguloren e UT dhe akte të tjera të cilat qatësojnë situatën tuaj.
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/08/rregullore-e-universitetit-te-tiranes.pdf
https://unitir.edu.al/rregullore-ut/
Ju faleminderit!