Aplikimi per pasaporte ne vend te huaj

Pershendetje,
Jetoj ne Itali, pa dokumenta, kam ngelur ketu qe ne perhapjen e pandemise. Me ka humbur pasaporta ketu ku jetoj. Dua te pajisem me pasaporte te re, ku mund ta bej aplikimin online? Cfare procedure duhet te ndjek? Faleminderit,


Qytetari: R. B. Data: 16 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Aplikimi per pasaporte ne vend te huaj”

  1. 2

    Përshendetje! Ju mund të aplikoni për pasaportë pranë shërbimit elektronik në portalin e-Albania. Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti (për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve) është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për t’u pajisur me pasaportë dhe kartë identiteti.
    Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari është i detyruar të paraqitet më pas në përfaqësi për të lënë shenjat e gishtërinjve.
    Në rastin tuaj që ju ka humbur pasaporta, dokumentat e nevojshëm për aplikimin janë:
    – Dokument identifikimi (kopje e pasaportës ose kartë identiteti shqiptare ose leje për drejtim automjeti model elektronik (model i ri) ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi pritës):
    – Denoncimi për humbjen e pasaportës në organet policore të vendit ku ka ndodhur humbja (legalizuar dhe përkthyer).
    Për më tepër informacion në lidhje me procedurën e aplikimit ju lutem referohuni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9765. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet