aplikimi per deshmi penaliteti

Pershendetje,

Si mundet te marr nje deshmi penaliteti per jashte shtetit? Faleminderit


Qytetari: A. A. Data: 24 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “aplikimi per deshmi penaliteti”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:
    1

    Pershendetje,

    Ju mund te aplikoni per te marre “Certifikaten e Gjendjes Gjyqesore (deshmia e penalitetit)” permes sherbimit elektronik online ne portalin e-Albania. Ky dokument me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.

    Me poshte, gjeni linkun me te gjithe informacionin perkates sesi mund te aplikoni per marrjen e ketij dokumenti. https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13259

    Faleminderit.

  2. Pershendetje,

    Nese jeni nje shtetas shqiptar rezident jashtë territorit te Shqipërise, ju mund te merrni vertetimin e gjendjes gjyqesore me postë, duke aplikuar online prane përfaqësive diplomatike dhe konsullore përkatëse. Ne linkun me poshte gjeni te detajuar te gjithe proceduren qe duhet te ndiqni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12583

    Nese jetoni ne Shqiperi, pajisja me deshmi penaliteti mundesohet po ashtu permes sherbimit elektronik ne portalin e-Albania. Fillimisht duhet te regjistroheni ne e-Albania nepermjet nje dokumenti identifikimi (karte identiteti ose pasaporte biometrike).
    Per me shume informacion mbi menyren e aplikimit dhe pajisjen me deshmi penaliteti po ju referoj linkun perkates: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13259

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet