Aplikim per pashaporte

Pershendetje,

Ndodhem ne France qe prej pese vitesh. Me ka humbur pashaporta shqiptare. Si dhe cfare duhet te bej per te aplikuar per nje pashaporte te re? Faleminderit,


Qytetari: R. L. Data: 13 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Aplikim per pashaporte”

  1. Pershendetje,

    Fillimisht, ju duhet te deklaroni te humbur pasaporten duke u pajisur me Raport Policie origjinal për humbje/vjedhje të Pasaportës, e përkthyer dhe legalizuar sipas proceseve të vendit me vulë apostile. Me pas, duhet te kryeni aplikimin për Pasaportë, i cili kryhet pranë çdo Ambasade/Konsullates Shqiptare ne vendin ku jeni rezident. Aplikimi për pasaportë për të gjithë qytetarët shqiptarë bëhet njëkohësisht me aplikimin për letërnjoftim elektronik në rast se qytetari nuk e zotëron atë.

    Ne linkun ne vijim gjeni informacion mbi procedurat e aplikimit per pashaporte biometrike per shtetasit shqiptare qe jetojne jashte territorit te Republikes se Shqiperise https://www.aleat.al/al/pasaporte-biometrike#ambasad.

    Nderkohe, nepermjet portalit qeveritar e-Albania, ju mund te nisni proceduren e aplikimit online per pasaporte, duke ndjekur edhe udhezimet perkatese https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9765

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet