Aplikim për ndihmë financiare #Covid19

Përshëndetje,

Uroj të jeni mirë me shëndet.
Pyetja im lidhet me respektimin e Kodit të Punës, si dhe mohimin e pagës se akorduar nga shteti. Unë jam rezidente në një qytet tjetër dhe e kam të pamundur të jem prezente fizikisht në zyrë. Prej datës 3 prill më është komunikuar pezullimi nga puna. Saktësoj nuk është pezullim i përhershëm, por i përkohshëm për sa kohë unë e kam të pamundur të paraqitem në zyrë. A duhet të përfitoj nga ndihma financiare në këto kushte? Kompania ushtron aktivitin si biznes privat si agjenci marketingu dixhital.

Faleminderit


Qytetari: M. X. Data: 11 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Aplikim për ndihmë financiare #Covid19”

  1. Pershendetje,

    Paketat e ndihmes financiare si rezultat i situates se krijuar nga COVID-19, kane pasur ne fokus kategori te ndryshme. Paketa e pare, synonte te ndihmonte personat e punesuar prane bizneseve veprimtaria e te cileve ishte e mbyllur si rezultat i COVID-19, me aktet perkatese te Ministrise se Shendetesise. Paketa e dyte, synonte te ndihmonte personat te cilet pavaresisht kategorise se biznesit ku ishin te punesuar, ishin larguar nga puna, pra ishin hequr edhe nga deklarimi nga tatimet, qe nga miratimi i urdherave te pare te Ministrise se Shendetesise (12-13 Mars), deri ne date 10 Prill. Nese ju rezultoni ende e punesuar prane biznesit, pra nuk jeni larguar nga listepagesa, ju nuk perfitoni nga dy paketat financiare te mesiperme.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet