Aplikim për marrjen e AMTP

Përshëndetje! Dua t’ju pyes, babai im me mamanë janë përfitues sipas ligjit 7501/1991 për tokë bujqësore. Më kanë vdekur të dy prindërit dhe tani interesohem te di se cilat do të jenë procedurat, pasi nga babai im nuk kam asnjë dokument për pronën. Jam nga fshati X i Korçës. Flm


Qytetari: J. B. Data: 19 October , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie, Trashegimia.

One response to “Aplikim për marrjen e AMTP”

  1. 2

    Pershendetje. Se pari, duhet te interesoheni nese Akti i Marrjes se Tokes ne Pronesi eshte regjistruar, apo qofte edhe ka nisur procedurat e aplikimit per regjistrim prane Agjencise Shteterore te Kadastres Drejtoria Vendore Korce.
    Ju keni te drejte te aplikoni dhe te kerkoni cdo lloj informacioni per pasurine e prinderve tuaj, pasi te merrni Deshmine e Trashegimise. Nese prane ASHK nuk gjeni informacion, atehere mund t’i drejtoheni Njesise Administrative perkatese, ose Drejtorise se Administrimit te Tokes, prane Keshillit te Qarkut. Keto jane institucionet publike te cilat administrojne dokumentet e pronesise sipas ligjit 7501. Nese AMTP nuk eshte regjistruar, atehere pasi te siguroni dokumentet, ju keni te drejte te aplikoni per regjistrimin e saj ne Kadaster ne emerin tuaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet