Aplikim per heqje espulsi

Pershendetje,

Ne mars te vitit 2021 me mbaron nje espuls 3 vjecar qe kam marre ne Suedi. Dua t’i dergoj nje leter zyres se emigracionit te Suedise per te me fshire emrin ne sistem. Ju lutem a mund te me ndihmoni se si te formuloj nje leter zyrtare per ta derguar ne zyren e emigracionit? Faleminderit,


Qytetari: A. R. Data: 11 December , 2020, Kategoria: Levizje jashte vendit.

One response to “Aplikim per heqje espulsi”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Referuar struktures se kerkeses, fillimisht do te duhet te percaktoni elementet e meposhtem:
    1. Gjeneralitetet tuaja te sakta, adresen tuaj dhe nje numer kontakti (Kerkuesi);
    2. institiucionit te cilit po i drejtoheni (Drejtuar);
    3. cili eshte qellimi i dergimit te kesaj kerkese (objekti; lenda).

    Me pas, ne brendesi te kerkeses, do te prezantoni problematiken tuaj ne menyre te permbledhur dhe duke referuar te dhena te sakta. Ne fund do te specifikoni se cfare kerkoni nga organi perkates.
    Kerkesa duhet te jete ne gjuhen suedeze dhe nenshkrimi juaj duhet te jete i noterizuar nga autoritetet publike. Kerkeses duhet t’i bashkelidhet nje kopje e pashaportes tuaj, si dhe kopje e faqes se pasaportes ne te cilen ju eshte vendosur vula e espulsit (ndalimit).

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet