Aplikim pensioni

Pershendetje , kam ber nje aplikim para 2 muajsh per pension pleqerie dhe un kam qene i perndjekur politik prej 10 vitesh dhe kam derdhur sigurime i vetepunesur nga viti 1992-2005 por nuk kam dokumentacion per vitet me erdhi pergjigja nga issh negative pasi per kto vitet nuk kishte ndonje me emrin tim si mund ti mar vitet e punes faleminderit

Qytetari: G.Z.
Data: 22 Gusht 2022, Kategoria: Procedura administrative, Sigurimet shoqërore

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. 1

    Pershendetje,
    Nese nga ana e sigurimeve ju eshte kthyer pergjigje se ka mungesa ne dokumentacion apo pasaktesi te regjistrit te punonjesve, ju duhet te ezauroni ankimin prane Komisionit Rajonal te Ankimit (KRA),dhe me pas prane Komisionit Qendror te ankimit (KQA), aplikim online ne portalin e- Albania, dhe nese edhe ky i fundit vjen pergjigje negative keni te drejte per t’iu drejtuar gjykates administrative te shkalles se pare.
    – Ne rast se ju dispononi libreze kontributesh/ vertetim mund te paraqesni kerkese per rishqyrtim pensioni, kerkesa kryhet online.
    – Gjithashtu mund te drejtoni kerkese per pajisje me dokumentacion per periudhen e derdhjes se kontributeve, kerkesa drejtohet arkivit qendror nepermjet sherbimit postar, si dhe kerkese drejtuar Drejtorise se Pergjithshme te tatimeve.
    Ne raste te tjera te mos disponimit te dokumentacionit, pasaktesive te regjistrit te punonjesve, mund te paraqisni kerkese prane gjykates per njohjen e kontributeve te panjohura nga ana e sigurimeve shoqerore.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje