Apartament me 2 certifikata pronesie

Pershendetje,

Apartamenti eshte privatizuar nga prinderit si fillim kuzhine +dhome me 3/4 e vleres. Pastaj pala tjeter e cila ka mbi 25 vjet qe nuk banon aty ka privatizuar, pas dates privatizimit te prinderve te mi, perseri kuzhine me vleren 1/4. Para 7 vitesh mesojme qe pala tjeter eshte pajisur me certifikate pronesie me sip. te barabarte me tonen. Pala tjeter ka regjistruar ne menyre te padrejte gjysmen e shtepise edhe pse te gjitha dokumentat ne arkiven e hipotekes tregojne qe autorizimi, pagese e privatizmit, emertimi dhe shume kane qene per 1 dhome te vogel. Theskoj ketu qe personat nuk kane jetuar ne kete banese qe ne 1990. Mamaja ime eshte nje pensioniste e ve dhe tani pala tjeter kerkon lek sipas RVP qe ka bere per tapine e nxjerre ne forme te paligjshme. Ju lutem kerkoj nje orientim dhe konsulte juridike nga ana juaj. Faleminderit,


Qytetari: L. M. Data: 10 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Apartament me 2 certifikata pronesie”

  1. Pershendetje. Nese origjina e regjistrimit te parregullt te pasurise se fqinjit tuaj eshte kontrata e privatizimit, atehere ju duhet te beni kerkese padi ne gjykate, me objekt pavlefshmerine e pjeseshme te kontrates se privatizimit. Nese kontrata eshte lidhur sakte, por eshte bere regjistrimi ne kadaster gabim, atehere pasi te merrni nje kopje te praktikes se regjistrimit, duhet te beni nje kerkese padi per pavlefshmeri te regjistrimit. Fakti qe fqinji eshte jashte ju vjen ne ndihme nga cdo pretendim qe ai mund te ngreje per parashkrim fitues. Nese pasuria e fqinjit posedohet nga nena juaj, pra eshte ajo qe e perdor sendin, keni te drejte te kerkoni fitimin e pronesise me parashkrim fitues pa titull.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet