Anullimi i urdher ekzekutimit te vendimit te formes se prere

Prsh! Kam dorezuar urdher ekz. per t’u ekzekutuar nga ATP per vendim gjykate te marre ne Gusht 2014. Tani nga ana e ATP-se me njoftojne me ane te email se ky urdher nuk do te ekzekutohet sepse ka ndryshuar ligji per pronat konkretisht ligji 133/2015 i cili paska fuqi prapavepruese. Pyetja ime eshte: Cili organ e anulon kete urdher ekzekutimi dhe kush duhet te ngre padi? Faleminderit,


Qytetari: S. D. Data: 30 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Anullimi i urdher ekzekutimit te vendimit te formes se prere”

  1. 2

    Pershendetje. Urdheri i ekzekutimit nuk anullohet. Lidhur me pergjigjen e ardhur nga ana e Agjencise se Trajtimit te Pronave, nuk mund t’ju japim nje pergjigje te plote, duke marre parasysh kompleksitetin e ceshtjes per kthimin dhe kompensimin e pronave dhe mungesen e dosjes konkrete te prones. Ajo qe mund t’ju themi, eshte se eshte e vertete qe ligji i pronave ka ndryshuar, por keto ndryshime nuk shtrihen ne rastet te cilat jane zgjidhur me vendim te formes se prere te gjykates. Megjithate per cdo rast duhet te studiohet dosja e prones, per te dhene nje vleresim te sakte.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet