Ankimi

Pershendetje,

Sa eshte afati per ankimin e vendimit te seances paraprake? Afati fillon nga dita e shpalljes apo nga dita e marrjes ne dorezim te vendimit? Faleminderit,


Qytetari: N. A. Data: 14 January , 2021, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Ankimi”

  1. Pershendetje,

    Nga sa keni parashtruar, kuptoj qe behet fjale per proceduren gjyqesore penale. Pavaresisht se ju nuk keni saktesuar se per cfare lloj vendimi te seances paraprake behet fjale, Kodi i Procedures Penale ne nenet 329 e ne vijim parashikon permbledhtazi se “kundër vendimit të gjyqtarit të seancës paraprake mund të bëhet ankim në gjykatën e apelit. Zbatohen për aq sa janë të pajtueshme rregullat e përcaktuara në nenin 329 të këtij Kodi”.
    Nga leximi i nenit 329 te K.Pr. Penale rezulton se afati i ankimit te vendimit eshte 10 ditor dhe ky afat fillon nga momenti i marrjes dijeni, pra njoftimit te vendimit. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet