Ankimi ne apel

Pershendetje,

Gjykata ka vendosur “pushimin e kerkeses se prokurorise, pushimin e procedimit penal”.  Dosja e prokurorise se shkalles pare ishte shume e dobet, pa prova fare. Une dua te kerkoj ne apel qe te kryhen hetime shtese dhe me pas te vleresohet nese ceshtja te kaloj ne gjyq apo jo? Pra kerkoj qe ceshtja te dergohet ne gjyq, vetem pasi te jene bere hetimet ne baze te detyrave te lene nga gjykata. Per ta rritur kete, cilat duhet te jene kerkimet e mia ne ankimin ne apel:
1. Duke kerkuar ndryshimin e vendimit, rikthimin e ceshtjes ne prokurorine e shkalles se pare (332-ç K. Penal) apo duke kerkuar pranimin e kerkeses, dergimin e ceshtjes ne gjyq dhe hetimet t’i beje prokuroria e apelit? Faleminderit,


Qytetari: .. .. Data: 27 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ankimi ne apel”

  1. Pershendetje
    Nese ju pretendoni se nuk jane kryer hetime te plota dhe gjykata e ka pushuar ceshtjen, ju ne kerkesen tuaj ankimore, duhet te kerkoni ndryshimin e vendimit te gjykates dhe rikthimin e ceshjes per hetime te metejshme ne Prokurorine e Shkalles se Pare. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet