Pershendetje,
Dua te ankohem kunder vendimit te gjykates “per pushimin e kerkeses per dergimin e ceshtjes ne gjyq”. Ne akte duhet shenuar “ndryshimi i vendimit duke pranuar kerkesen” apo “prishja e vendimit duke pranuar kerkesen”. Pas kesaj nese apeli me jep te drejte, ceshtja kalon ne gjykim themeli penal apo jo? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje
Ne perfundim te seances paraprake, gjykata mund te vendos pushimin e ceshtjes kur janë rastet e paragrafit 1, të nenit 328, të Kodit te Procedures Penale.
Ne baze te nenit 332/gj, kundër vendimit për pushimin e akuzës ose çështjes prokurori, i pandehuri dhe viktima ose trashëgimtarët e saj mund të bëjnë ankim në gjykatën e apelit.
Kerkimi juaj ne ankim (ne cilesine e viktimes), vleresoj se duhet te jete: ndryshimin e vendimit dhe pranimin e kerkeses se prokurorise per dergimin e ceshtjes ne gjyq. Faleminderit