Ankim ne gjykate per mosdhenien e ndihmes ekonomike

Pershendetje

Si mund ta ankimoj ne gjykate vendimin per mosdhenie te ndihmes ekonomike nga sherbimi social?  Cfare baze ligjore duhet per kete gje ? A ka ndonje formular kerkese /padie per kete gje ne gjykate? Ju faleminderit,


Qytetari: Z. B. Data: 28 December , 2020, Kategoria: Ndihma Ekonomike, procedura gjyqesore.

3 responses to “Ankim ne gjykate per mosdhenien e ndihmes ekonomike”

  1. 1

    Pershendetje,

    Referuar ligjit nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, aplikuesi për përfitimin e ndihmës ekonomike, kur gjykon se vendimi zyrtar i organit përkatës është i padrejtë dhe personi me aftësi të kufizuar, kur gjykon se i është shkelur një e drejtë e garantuar nga ky ligj, mund të paraqesin ankesë me shkrim pranë bashkisë/njësisë administrative brenda 20 ditëve kalendarike nga marrja e njoftimit. Struktura vendore shqyrton ankesën dhe njofton me shkrim ankuesin brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës.
    Aplikuesi për përfitimin e ndihmës ekonomike dhe personi me aftësi të kufizuar kanë të drejtë të paraqesin ankesë me shkrim pranë strukturës rajonale të Shërbimit Social Shtetëror brenda 20 ditëve kalendarike nga marrja e përgjigjes nga struktura vendore, pas ezaurimit të ankimit, të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni.
    Struktura rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, pas shqyrtimit dhe verifikimit të ankesave, njofton me shkrim të interesuarin dhe njësinë e vetëqeverisjes vendore brenda 14 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës.
    Aplikuesi për përfitimin e ndihmës ekonomike dhe personi me aftësi të kufizuar, që pretendojnë se u është shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, gëzojnë të drejtën për të ngritur padi në gjykatë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.

    Nese ju e keni ezuruar rrugen administrative dhe jeni brenda afateve ligjore mund t’i drejtoheni Gjykates Administrative. Ne rastin tuaj, ju keshilloj te pajtoni nje perfaqesues ligjor (avokat), ne menyre qe te ndjeke procedurat gjyqesore ne menyre korrekte.

    Ju faleminderit

  2. 1

    Pershendetje,

    Ne rast se vleresoni se vendim-marrja e organeve ne lidhje me aplikimet tuaja per ndihme ekonomike eshte e padrejte, ju bejme me dije se ju mund te ankoheni brenda afateve ligjore, fillimisht prane bashkise/njesise administrative dhe me pas prane struktures rajonale te sherbimit social.
    Gjithashtu, nese pretendoni qe ju eshte shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, ju gezoni të drejtën për të ngritur edhe padi administrative në gjykatë.

    Procedura dhe afatet e ankimit administrativ jane shpjeguar nga kolegu im ne pergjigjen pararendese.

    Baza ligjore per t’ju drejtuar Gjykates Administrative eshte Ligji nr. 49/2012, dt 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” Nenet 7/a, 11 pika 4, nenet 15, 16, 17 a/c/ç; Ligji nr. 57/2019 “Për asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.597, datë 04.09.2019 “Për përcaktimin e proçedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të Ndihmës Ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për Ndihmën Ekonomike”.

    Si pale e paditur do te jene: Drejtoria Rajonale e Sherbimit Social dhe Njesia Administrative (Bashkia) ku keni vendbanimin dhe keni aplikuar per perfitimin ndihmes ekonomike.

    Objekti i kerkse-padise mund te jete: Shfuqizimin e vendimit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror “Për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin X”, ne lidhje me pjesen qe bene fjale per refuzimin e ndihmës ekonomike për shtetasin X.Y.
    Konstatimin e pavlefshëmrisë absolute të aktit administrativ, vendimit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror “Për refuzimin e ndihmës ekonomike” për muajin X të vitit 2020 për shtetasin X.Y.
    Detyrimin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror të trajtojë me ndihmë ekonomike prej muajit X 2020 e në vazhdim shtetasin X.Y. Të gjitha shpenzimet gjyqësore dhe avokatore t’i ngarkohen palës së paditur.

    Ju bejme me dije se ju mund te kerkoni ndihme juridike dytesore per përpilimin e akteve të nevojshme për të vënë në lëvizje gjykatën (kerkese-padise); ofrimin e këshillimit, përfaqësimit dhe mbrojtjes para gjykatës në çështjen administrative, nese beni pjese ne kategorite e percaktuara ne nenet 11, 12 te ligjit 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”. Kërkesa për dhënien e ndihmës juridike dytësore paraqitet nga personi i interesuar personalisht ose me anë të shërbimit postar pranë gjykatës, përpara fillimit të një procesi gjyqësor, në fillim të një procesi gjyqësor dhe/ose në çdo fazë të procesit gjyqësor, derisa nuk është deklaruar i mbyllur hetimi gjyqësor, sipas rregullave të parashikuara në legjislacionin procedural.

    Ne linkun ne vijim gjeni formulatet e aplikimit per ndihme juridike dytesore dhe per perjashtim nga tarifa gjyqesore https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/.
    Per t’ju asistuar ne plotesimin e formulareve, ju mund te drejtoheni prane Klinikes se ligjit ose Qendrave per ndihmen juridike falas, ne qytetin ku ju banoni.

    Nese keni ndonje pyetje ose paqartesi per sa me siper shpjegohet, jeni te lutur te shkruani serish ne paltforme ose te telefononi pa pagese ne Nr. Jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00. Faleminderit

  3. 1

    Përshëndetje!
    Në rast se ju është refuzuar dhënia e ndihmës ekonomike, keni të drejtën e ri-aplikimit në muajt pasardhës. Perpara se te shkoni ne gjykate, ju duhet te ezauroni proceduren e ankimit administrativ, i cili bëhet me shkrim fillimisht pranë njësisë vendore, e cila është e detyruar të kthejë përgjigje brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës. Pas ezaurimit të ankimimit te njësia vendore, keni të drejtë të ankimojë te Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror. Me pas vendimi i Drejtorise Rajonale te Sherbimit Social ankimohet në gjykatë. Ky vendim si akt administrativ mund te kundershtohet per pavlefshmeri relative dhe/ose per pavlefshmeri absolute, kjo ne varesi te shkaqeve te kundershtimit te aktit. Pavlefshmëria absolute e aktit mund të konstatohet në çdo kohë dhe si pasoje ngritja e padise nuk lidhet me ndjekjen e afateve ligjore. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet