ankese per punedhenesin/ paga e luftes

Pershendetje,

Jam nje djale nga Tirana. Punoj ne nje kompani private, bashke me nusen time. Per shkak te pandemise me virusin  nusja ndenji ne shtepi per arsye se  nuk kishte kush te mbante femijet.  Fabrika per kete muaj nuk ka hedhur asnje leke ne llogarine e nuses.  Ju lutem me ndihmoni se cfare mund te bej ne kete rast? a ka vepruar drejt kompania? a mund te perfitoje nusja nga paga e luftes?  Brenda mundesive me ktheni pergjigje me SMS. Faleminderit


Qytetari: D. H. Data: 30 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “ankese per punedhenesin/ paga e luftes”

  1. Pershendetje,

    Ne menyre qe ju t’ju percjellim nje informacion sa me te sakte ne lidhje me pyetjen tuaj, ju lutem specifikoni te dhenat e poshteshenuara:
    – Biznesi ku jeni te punesuar ju dhe bashkeshortja si kategorizohet, biznes i madh apo biznes i vogel?
    – Marredhenia e punes e bashkeshortes tuaj eshte pezulluar apo eshte nderprere perfundimisht? Ne cfare date ka ndodhur?
    – Largimi i saj “i perkohshem” ka qene konsensual apo i njeanshem?
    – A ka aplikuar punedhenesi i saj, per te perfituar mbeshtetje financiare sipas paketave te miratuara nga qeveria?

    Ne pritje te informacionit,
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet