Ankese per pronarin lidhur me pagen e luftes

Kam punuar në market që në shkurt 2020 me të drejtë rroge. Në 10prill më ka larguar nga puna për ta ndarë pagën e atij muaji me kolegen, shkaku i krizës ekonomike nga pandemia. Vetëm këtë muaj kam përfituar pagën e luftës, me këtë shkak pronarja më ka shlyer pjesërisht pagën e shkurtit dhe nuk do të më japë plotësisht pagat e mars-prill ,pasi kam përfituar atë të luftës. Në muajin shkurt nuk figuroj e siguruar.Ende nuk më ka marrë në punë


Qytetari: T. G. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ankese per pronarin lidhur me pagen e luftes”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendtje,

    Paga e luftes dhe pagesa per punen e kryer jane burime financiare te ndryshme , te cilat nuk duhet te ngaterrohen me njera-tjetren. Qe do te thote nese ju keni punuar ne Shkurt dhe gjithe muajin Mars deri me 10 Prill, ju duhet te paguheni per keto muaj per punen e kryer. Ne kushte kur ju nuk figuroni ne listpagesat e muajit Shkurt situata behet e veshtire per tu provur ne organet ku ju mund te ankoheni (psh Inspektoriati i punes, padi ne gjykate), vetem nese keni nje kontrate te rregullt pune.
    Pagesa e luftes eshte nje pagese e cila ju takon juve dhe derdhet drejtperdrejt ne llogarine tuaj bankare nga institucionet pergjegjese. Punedhenesi juaj nuk mund te ngreje nje pretendim te tille dhe duhet tju paguaje ne perputhje me kushtet e kontrates dhe punen qe keni kryer.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet