ankese ndaj sherbimit permbarimor shteteror

Pershendetje,

Kisha ceshtjen tek permbarimi. Une ne fillim vajta per te derdhur parate per dy femijet e mi sepse jam i divorcuar dhe ish-bashkeshortja nuk me jepte nje numer llogarie. Ata me nxorren probleme te tjera dhe  vetem me zhvaten nga parate ne bashkepunim me psikologet.

Papergjegjeshmeria e tyre arriti derisa permbaruesi me tha qe nuk me intereson se cfare ndodh me femijet e tu dhe me ty, por une dua parate. Qe nga koha qe ceshtjen e kisha ne permbarim nuk mora nga ky institucion asnje informacion per femijet. Psikologet nuk e lexonin fare vendimin e gjykates.

Ne vendimin e gjykates nuk me eshte hequr e drejta prinderore, por del dhe ma heqe permbarimi me psikologet dhe kete pa asnje fakt, prove apo rrethane tjeter.

Ku duhet ta dorezoje nje ankese ndaj ketij sherbimi? Si mund te siguroje nje sherbim tjeter me korrekt? Faleminderit,


Qytetari: A. C. Data: 20 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “ankese ndaj sherbimit permbarimor shteteror”

  1. Pershendetje,

    Ne lidhje me problematiken tuaj, nese pretendoni shkelje ne veprimtarine e permbaruesit shteteror, ju duhet t’i drejtoheni Ministrise se Drejtesise. Aty mund te depozitoni nje ankese me shkrim (me ane te postes), duke bashkengjitur vendimin e gjykates, cdo dokumentacion te veprimtarise se permbaruesit, si dhe cdo prove tjeter qe ju mbeshtesni pretendimet tuaja.
    Nese behet fjale per zyre permbarimore private, se bashku me ankesen drejtuar Ministrise se Drejtesise, ju mund t’i drejtoheni edhe Dhomes Kombetare te Permbaruesve Gjyqesore Private.

  2. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Nese vleresoni se permbaruesi shteteror nuk e ka kryer detyren e tij apo ka vepruar ne kundershtim me detyrimet e tij ligjore, atehere ju mund t’i drejtoheni me nje ankese Ministrise se Drejtesise.
    Nese jeni i pakenaqur nga sherbimi permbarimor qe ju eshte ofruar deri tani, ju mund te kerkoni terheqjen e dosjes nga zyra perkatese dhe ta kaloni te nje permbarues tjeter nga sherbimi perbarimor privat.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet