Aluizni

Kam aplikuar sipas ligjit per legalizim shtepie egzistuese para VT.90 por kam hasur ne nje problem. Kur Jane bere azhornimet e trojeve shtepine time ne hipoteke ja kane kaluar fqinjit tim kurse te flete legalizimit e fqinjit prona ime njihet si kufitar dmth.fqinji im behet me dy Shtepi kurse une te rri poshte ures.Ju lutem cfare zgjidhje la per kete problem


Qytetari: R. H. Data: 21 January , 2020, Kategoria: Legalizim.

One response to “Aluizni”

  1. Legalizimi për këtë shërben edhe sikur pasurinë ta kesh ndërtuar në truallin e një personi tjetër e përfiton shtëpinë. Në rast se ke pretendime në lidhje me truallin, atëherë duhet të shikosh se ku është bërë gabimi në Regjistrat e ASHK-së dhe të ndjekësh rrugën administrative për korrigjimin e regjistrave dhe në rast se nuk përmbushen interesat e tua me vendimin administrativ duhet të ndjekësh rrugën gjyqësore. megjithatë procesi i Legalizimit mund të ta zgjidhë problemin tënd në rast se të bën Legalizimin e shtëpisë së bashku me truallin funksional.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet