Alkoolizimi dhe trajtimi i detyrueshem

Pershendetje,

Bashkeshorti im (ne divorc dhe urdher mbrojtje) vjen i alkoolizuar dhe ne gjendje te ndotur. Nuk ushtron dhune ndaj meje….por kjo situate na ka shqetesuar. Vjen shpesh ne kete gjendje. Do kerkoja qe ai te marre trajtim mjekesor per varesine alkoologjike dhe jo vetem. Deri me tani nuk e kam kallezuar sepse nuk me ka dhunuar. Thjesht saktesoj se urdheri mbrojtjes si mase te posacme ka TE MOS QENDROHET NE NJE AMBJENT TE BANESES SE PERBASHKET. Cfare te bej dhe si mund ta raportoj varesine (pervec deklarimeve the mia)? Ku mund te raportoj dhe cfare ndodh zakonisht? Faleminderit


Qytetari: D. K. Data: 2 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Alkoolizimi dhe trajtimi i detyrueshem”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    ju lutem te mbani parasysh se ju duhet te kallezoni penalisht bashkeshortin, pasi ai eshte ne kushtet e shkeljes se urdherit te mbrojtjes, cka perben veper penale. Pra, mjafton shkelja e urdherit te mbrojtjes per t’ju drejtuar policise ose prokurorise, dhe jo domosdoshmerisht dhuna ndaj jush.
    Sa i perket rehabilitimit, nuk ka asnje parashikim ligjor i cili te detyroje ate te shtrohet ne nje institucion rehabilitues.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet