Akti i pronesise

Pershendetje!

Ne baze te ligjit 7501, familjes time iu dha toke bujqesore ne perdorim, e cila me vone iu kthye ne pronesi. Per kete prone ne kemi nje certifikate per vertetim pronesie nga ZRPP (Kadastra) e cila eshte vetem ne emrin e babait si perfaqesues i familjes bujqesore dhe ku tregohet edhe siperfaqja e tokes.
Ne kohen kur u shpenda toka, familja perbehej nga 5 pjestare. Gjyshja nuk eshte me dhe tani jemi 4 pjesetare.

Cfare procedure ndiqet per ndarjen e prones dhe sa pjese i takon secilit pjesetar te familjes te perfitoje nga kjo prone?  (Theksoj se fillimisht kur u be procesi i ndarjes se tokes ishim 5 anetare dhe tani jemi 4 pjestare (sipas certifikates familjare te 1991)? Faleminderit!


Qytetari: A. S. Data: 19 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Akti i pronesise”

  1. 1

    Pershendetje. Ne baze te ligjit 7501 toka shperndahej sipas siperfaqes per fryme te percaktuar nga Komisioni i Tokes se Fshatit, si dhe numrit te anetareve te familjes, pavaresisht moshes se tyre, ne date 1 gusht 1991. Pra secili prej anetareve eshte pronar i 1/5 e siperfaqes se tokes se dhene me AMTP. Regjistrimi ne ASHK shpesh here behej ne emer te kryetarit te familjes bujqesore, por kjo nuk ka asnje pasoja ligjerisht, pasi pronare jane te gjithe anetaret. Duke qene se gjyshja juaj tashme ka nderruar jete dhe ajo ka qene nje prej anetareve te familjes bujqesore, pjesen e saj nuk e perfitojne anetaret e familjes bujqesore, por trashegimtaret e saj, qe jane femijet e saj dhe bashkeshorti nese ende nuk ka nderruar jete. Pra 1/5 e siperfaqes do te ndahet ndermjet te gjithe trashegimtareve te gjyshes tuaj, sipas deshmise se trashegimise.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet