Akti i dhurimit midis familjareve

Pershendetje, jam e interesuar te di lidhur me ligjin e aktit te dhurimit te pasurise se paluajtshme (apartament) nga nena te femija. Aktualisht ne kete prone rezultojne ne certifikate pronesie djali dhe nena dhe duam te bejme me akt dhurimi per kalimin e pjeses takuese te saj te djali. Praktikisht 1/2 e prones. A ka tatim momentalisht nga shteti per kete veprim ligjor?

Faleminderit!


Qytetari: x. p. Data: 7 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Akti i dhurimit midis familjareve”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ju bejme me dije se përjashtohen nga tatimi i të ardhurave, transaksionet apo marrëveshjet për dhurimin e pasurive midis familjarëve të afërt, midis bashkëshortëve, prindërve te fëmijët dhe anasjelltas. Perjashtim nga tatimi i 15% vlen vetem per pronen e pare te dhuruar.

    Udhezimi i Ministrise se Financave dhe Ekonomise Nr. 15, datë 3.4.2020 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Udhezimin nr.5, date 30.01.2006 “Per tatimin mbi te ardhurat” percakton: “Të ardhura të përjashtuara”, jane: Të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria”.

    Në momentin e dhurimit, përveç aktit të dhurimit ose të heqjes dorë për kalimin e së drejtës të pronësisë së banesës dhe ose truallit, duhet të paraqitet dhe depozitohet pranë noterit, dokumenti/vërtetimi që provon lidhjen gjinore në familje ndërmjet palëve, ne rastin tuaj prind/fëmijë.

    Si perfundim, se ne rast se ju vendosni te dhuroni pjesen tuaj takuese te pasurise te femija juaj, atehere ky transaksion nuk do i nenshtrohet tatimit per kalimin e se drejtes se pronesise. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet