Akt Trashegimie pas vdekjes

Pershendetje! Nje person qe ka bere nje akt trashegime pas vdekjes a mund te beje nje akt trahegimie te dyte pas disa vitesh per te njejten permbajtje? Faleminderit!


Qytetari: A. D. Data: 27 November , 2020, Kategoria: Civile - Trashegimia.

One response to “Akt Trashegimie pas vdekjes”

  1. Pershendetje,

    Trashegimia celet kur vdes trashegimlenesi, nga cdo person i interesuar trashegimtar. Nese e keni fjalen per leshimin e dëshmise se trashëgimisë ligjore ose testamentare, lëshohet nga noteri i njësisë vendore ku ka patur vendbanimin e fundit trashëgimlënësi dhe kur vendbanimi i fundit i trashëgimlënësit nuk dihet, dëshmia e trashëgimisë lëshohet nga noteri që ushtron veprimtarinë në njësinë vendore ku ndodhet e gjithë pasuria e tij/pjesa kryesore e saj ose pranë të cilit është redaktuar testamenti me akt noterial, apo është depozituar për ruajtje testamenti ollograf ose testamenti i posaçëm.
    Dëshmia e trashëgimisë redaktohet në numër të barabartë me trashëgimtarët e përcaktuar në të. Noteri, në momentin e redaktimit, lëshon dëshminë e trashëgimisë në numër të barabartë me kërkuesit, ndërsa kopjet e tjera të redaktuara ruhen nga noteri dhe mund të tërhiqen nga trashëgimtarët e tjerë, sipas kërkesës së tyre.
    Akti i celjes se trashegimise dhe leshimi i deshmise se trashegimise kryhet vetem nje here nga ana e noterit (perjashtuar rastet e pavlefshmerise se celjes apo leshimit te deshmise se trashegimit).

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet