Si mund te lidhesh nje akt marreveshje midis nje subjekti privat dhe bashkise per zenie hapesire publike per vendosjen e kendit te lojrave? Faleminderit
Qytetari: a.
g.Data: 7 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.
Përshëndetje! Çdo subjekt që kërkon të ushtrojë aktivitet në hapësirat publike duhet të pajiset me leje nga strukturat përkatëse të Bashkisë. Cdo bashki ka të miratuar rregulloren për kushtet dhe rregullat e zënies së hapësirës publike. Ju duhet të aplikoni duke dorëzuar kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar. Pasi bëhet verifikimi i kërkesës dhe dokumentacionit të dorëzuar, mund të lëshohet ose refuzohet leja për shfrytëzimin e hapesirave publike.
Baza ligjore per miratimin e rregullores nga ana bashkive eshte: VKM Nr.1096, dt. 28.12.2015, “Për miratimin e rregullave, kushteve e procedurave për përdorimin dhe menaxhimin e hapësirës publike”. Ky vendim eshte botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 243, vitit 2015 dhe mund ta aksesoni ne faqen e Qendres se Botimeve Zyrtare https://qbz.gov.al/. Faleminderit