Akt dhurimi

Pershendetje,

Token qe i perket babait e ka me letra kusheriri i tij. A mund t’ia kaloj kusheriri token babait ne formen e dhurimit? Faleminderit,


Qytetari: O. O. Data: 27 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Akt dhurimi”

  1. Përshëndetje! Po, kushëriri mund t’ja kaloje pasurinë babait tuaj me anë të kontratës së dhurimit. Dhurimi i sendeve të paluajtshme duhet të bëhet me akt publik (kontratë dhurimi pranë noterit) dhe të regjistrohet, përndryshe është i pavlefshëm.
    Kostot ekonomike të kalimit të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme (akti i dhurimit) janë: Tarifat e shërbimeve noteriale; tatimi për dhurimin e pronës dhe tarifat e shërbimit që ofrohen nga ASHK, për regjistrimin e kontratës së dhurimit dhe lëshimin e dokumentave të pronësisë në emrin e babait tuaj (certifikatë pronësie, kopje kartele dhe hartë treguese të pasurisë). Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet