Akt dhurimi i paregjistruar

Përshëndetje,
Do te doja te dija sesi funksionin kur akti i dhurimit te shtepise nuk regjistrohet ne regjistrin e pasurive te paluajtshme. Praktikisht shtëpia ku jetojmë unë me mamin dhe motrën i është dhuruar babit nga gjyshi, nëpërmjet kontrate dhurimi e bere përpara noterit. Vite me vone gjyshi vdiq. Mbas disa mosmarrëveshjesh midis babit me dy hallave, ato mësuan se shtëpia i ishte dhuruar vetëm babit duke mos përfshire ato te dyja ne ketë kontrate dhurimi. Babi ne atë kohe mendonte se mjaftonte vetëm kontrata e dhurimit përderisa ishte bere përpara një noteri dhe ka vlere te plote ligjore. Nuk i njihte ligjet. Nuk ishte ne dijeni qe kontrata dhurimit duhet te regjistrohej ne regjistrin e pasurive te paluajtshme për te lëshuar certifikatën e pronesise. Mbasi marrëdhëniet midis babit e hallave ishin prishur, njëra nga te dyja përfitoj nga kjo gjë dhe u pajis me certifikate pronësie nga zyra e pasurive te paluajtshme ne emër te te treve. Babi vdiq pa mundur te kontestoj ketë gjë. Tani shtëpia figuron 1/3 ne emër te babit, e secila nga dy hallat me 1/3.
Doja te dija nëse është e mundur te hidhet poshtë kjo certifikate pronësie, duke qene se ka një kontrate dhurimi me vlere te plote ligjore ku thuhet se shtëpia i dhurohet babit nga gjyshi?
Ju falënderoj. Kërkoj falje qe u zgjata kaq shume.

Qytetari: I.I.
Data: 25 Janar 2022, Kategoria: Çështje pronësie, Kontrata

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. 4

    Pershendetje. Si rregull, titulli i pronesise me i hershem eshte ai qe regjistrohet i pari, pavaresisht regjistrimit apo jo ne Regjistrin e Pasurive te Paluajtshme. Pra kjo do te thote qe dhe per rastin tuaj, si rregull e drejta e pronesise duhet te regjistrohet ne emer te babait tuaj. Megjithate, fakti qe tani ka nje regjistrim te pasurise ne emer te trashegimtareve, do te thote qe rregullimi ligjor i pronesise mbi pasurine mund te behet vetem me vendim gjykate, duke kerkuar detyrimin per njohje si pronar. Duhet te keni parasysh qe situata mund te kete edhe elemente te tjera qe ndikojne ne marredhenie, ne varesi te dokumenteve dhe rrethanave te faktit.

Lini një Përgjigje