Aksionet me perparesi (pa te drejte vote)

Pershendetje,

Pse aksionet me perparesi pa te drejte vote nuk mund te perfaqesojne me shume se 49% te kapitalit te regjistruar te shoqerise? Faleminderit,


Qytetari: V. K. Data: 19 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Aksionet me perparesi (pa te drejte vote)”

  1. Pershendetje,

    Neni 122 (1) i ligjit nr. 9901 “Per Shoqerite Tregtare” vendos rregullin e pergjithshem “nje aksion, nje vote”. Aksionet me perparesi, zakonisht emetohen si aksione pa te drejte vote. Me arsye, Neni 122 (2) e kufizon emetimin e aksioneve te tilla me 49 % te kapitalit te shoqerise per te eleminuar mundesine qe investuesit qe zoterojne me pak se 51 % te kapitalit te shoqerise ta vendosin nen kontroll shoqerine pikerisht permes kesaj natyre. Nese perparesia anulohet, atehere keto aksione rifitojne te drejten e votes (neni 149 (4)). Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet