Pershendetje,
Kam bere nje aksident dhe ne makine kam patur 2 pasagjer, te cilet kane patur demtime nga aksidenti dhe kane qendruar ne spital per me shume se 2 jave.
Sipas ekspertizes fajtori ne aksident eshte personi tjeter (drejtuesi i makines me te cilen u aksidentova), i cili ishte gjithashtu ne gjendje te dehur. Ndaj ketij personi (shkaktar i aksidentit), ngaqe e njohim, ne te demtuarit kemi leshuar nje deklarate noteriale ku shprehemi se kemi marredhenie te mira me te dhe se nuk kerkojme as nje detyrim, si finaciar ashtu edhe material. Personat e demtuar nuk kane siguracion jete. A i takon personave te demtuar te perfitojne demshperblim per shendetin nga siguracioni i shkaktarit te demit? Pra pervec siguracionit te makines, a na takon dhe siguracion per shendetin e te demtuarve? Dhe nqs na takon ky demshperblim, detyrimi per demshperblim kujt i perket siguracionit apo personit fajtor?
Sepse ne nuk duam qe siguracioni t’i marre para personit te aksidentuar. Mund te ma sqaroni kete pjese ju lutem. Shume faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje
Pasagjeri i përfshirë në një aksident ose përfituesi, ka të drejtë që sipas kushteve të kontratës së sigurimit të kërkojë që shoqëria e sigurimit me të cilën është lidhur kontrata e sigurimit, të paguajë detyrimet që rrjedhin nga kjo kontratë drejtpërdrejt tek ai. Në rast të ngjarjes së aksidentit, i siguruari/pasagjeri i dëmtuar ose përfituesi i tij, në rastin kur pasagjeri vdes, është i detyruar të njoftojë shoqërinë e sigurimit, me të cilën është lidhur kontrata e sigurimit. Kërkesa për dëmshpërblim paraqitet me shkrim ose në mënyrë elektronike dhe duhet të tregojë vendin, ditën, orën, shkakun e aksidentit, mjetin e transportit, si dhe itinerarin e udhëtimit. Shoqëria e sigurimit është e detyruar të pranojë dhe të regjistrojë kërkesën për dëmshpërblim. Nëse pronari i një mjeti motorik nuk ka lidhur kontratë për sigurimin e pasagjerëve, sipas dispozitave të ligjit, dhe aksidenti ka ndodhur, pasagjeri ose personi përfitues ka të drejtë të kërkojë pagesën e shumës së siguruar nga fondi i kompensimit.
Pra personi qe ka shkaktuar aksidentin nuk paguan drejtperdrejte por eshte kompania e sigurimit ajo qe demshperblen ne rast aksidentesh.
Faleminderit