Akomodimi i dhunuesve dhe ekzekutimi gjyqesor

Pershendetje,

Nese gjykata vendos qe dhunuesi te largohet nga banesa, a i jepet atij ndonje vend strehimi apo ngel ne mes te 4 rrugeve? Vendimi per ta nxjerr nga shtepia ekzekutohet menjehere apo pasi merr forme te prere ne apel? Faleminderit


Qytetari: Q. S. Data: 24 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Akomodimi i dhunuesve dhe ekzekutimi gjyqesor”

  1. Pershendetje,

    Sipas Nenit 21 te Ligjit 9669/2006, te ndryshuar, kundër vendimit të gjykatës për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit ose nga dita e marrjes dijeni. Gjykata e apelit vendos brenda 15 ditëve nga dita e regjistrimit të ankimit. Paraqitja e ankimit nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit të gjykatës për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes apo të urdhrit të mbrojtjes.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet