Agjensia e Inventarizimit dhe Transformimit te Pronave Publike

Pershendetje,

Kisha nisur nje shkrese tek AITPP, por letra mu kthye mbrapsh, pasi posta nuk e kishte gjetur AITPP dhe thone qe nuk ekziston me.

Une ia drejtova shkresen AITPP-së se ne baze te listes se inventarizimit te pronave qe ato kane, interesohesha se cili institucion e administron x pasuri apo ne emrin e kujt eshte etj. Cilit institucion duhet t’i drejtohem tani per te marre kete informacion?

Faleminderit e Kalofshi mirë !


Qytetari: R. M. Data: 2 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Agjensia e Inventarizimit dhe Transformimit te Pronave Publike”

  1. 1

    Pershendetje,

    Me ligjin 111/2018, “Per kadastren”, kompetencat e Agjencise se Inventarizimit te Pronave te Paluajtshme Publike, i kane kaluar Agjencise Shteterore te Kadastres. Prandaj informacionin qe ju duhet, duhet ta adresoni prane ketij institucioni. Per te marre informacion per pasurite private, apo publike prane ASHK-se mund te aplikoni nepermjet portalit e-Albania. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet