Afati per zbardhjen e vendimit gjyqesor nga gjyqtari

Pershendetje,

Sa kohe duhet per arsyetimin e nje vendimi gjyqesor? Sepse shkoj ne sekretari te Gjykates se Tiranes dhe me thone qe nuk ka dale akoma. A ka ndonje menyre per ta verifikuar elektronikisht nese eshte zbardhur apo jo vendimi gjyqesor?

Faleminderit,


Qytetari: M. H. Data: 20 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Afati per zbardhjen e vendimit gjyqesor nga gjyqtari”

  1. 1

    Pershendetje,

    Sipas percaktimeve te Kodit te Procedures Civile (te ndryshuar), neni 308 i tij percakton se: “Gjykata mund të shpallë vetëm dispozitivin e vendimit, duke e dorëzuar atë të arsyetuar në sekretari jo më vonë se njëzet ditë ose të shtyjë shpalljen e arsyetuar të vendimit, deri në njëzet ditë”.

    Ju mund ta shikoni edhe online vendimin e zbardhur ne linkun http://www.gjykatatirana.gov.al/, por ne menyre qe te aksesoni detajet ne lidhje me ceshtjen tuaj eshte e nevojshme te merrni kodin e anonimizimit prane sekretares se seances ose prane sekretarise se Gjykates.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet