Afati per ankimim si pasoje e COVID-19

Kam marr nje vendim nga Komisionieri per Diskriminim me dt 20.02.2020. Afati per te bere ankimim eshte 45 dite. Por si rezultat i gjendjes covid19 dhe bazuar ne aktin normativ nr. 9 dt 25 mars 2020, a jam ne kohe per ta dorezuar keto dite?


Qytetari: V. A. Data: 21 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Afati per ankimim si pasoje e COVID-19”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje,

    Po, jeni ende ne kohe per ta depozituar ankimin ndaj vendimit te KMD-se ne Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare, kjo per arsye se ne zbatim te percaktimeve te aktit normativ Nr.9, datë 25.3.2020, neni 3 pika 2, afatet e ngritjen e padive jane pezulluar nga momenti i hyrjes ne fuqi te aktit normativ dhe vijojne te jene te pezulluara deri perfundimin e gjendjes se epidemise.

    Pavaresisht se afatet jane te pezulluara edhe aktualisht, Ju keshillojme qe ta hartoni kerkese padine dhe ta depozitoni ne Gjykaten Administrative permes sherbimit postar.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet