Afati kohor qe vendimi i gjykates se apelit te marri forem te prere

Pershendetje. Kemi nje problem me gjykaten e apelit. Behet fjale per nje njohje vendim divorci te nje gjykate italiane.Vendimi ishte i formes se prere.Ne 5 tetor u krye gjyqi ne gjykaten e apelit dhe ne 28 u rregjistrua ne kancelari.Ne kancelari na thone qe u duhen 30 dite kohe per te marre vendimi forem te prere sepse marrin si baze afatet si gjykate e shkalles se pare. Mund te me ndihmoni per te saktesuar nese vendimi i kancelarise eshte i drejte dhe nese jo, ku dhe si mund te drejtohem per te kerkuar te drejten.flm


Qytetari: R. G. Data: 24 November , 2021, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Afati kohor qe vendimi i gjykates se apelit te marri forem te prere”

  1. Pershendetje!
    Në bazë të nenit 393 te Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë, të gjitha vendimet e gjykatave të huaja, duhet të njihen nga Gjykata e Apelit në Shqipëri para se të fillojnë të zbatohen, ekzekutohen në përputhje me dispozitat përkatëse të këtij Kodi. Gjykata e Apelit nuk e shqyrton çështjen në themel, por vetëm kontrollon nëse vendimi i paraqitur nuk përmban dispozita që vijnë në kundërshtim me nenin 394 të Kodit të Procedurës Civile. Kodi i Procedures Civile ka percaktuar nje afat 20 ditor per gjykaten e shkalles se pare per arsyetimin e vendimit (neni 308), por nuk ka parashikuar nje afat te tille te shprehur per Gjykaten e Apelit.
    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet